9-vjeçarja

Klasat 1 – 9

Shkolla 9-vjeçare "Flatrat e dijes"

Një bazë e fortë për të ardhmen.

Në shkollën 9-vjeçare "Flatrat e dijes", edukimi ndërtohet mbi një mësimdhënie cilësore, përkujdesje individuale dhe një mjedis ku çdo nxënës nxitet të zhvillojë aftësitë dhe potencialin e tij.

Nga klasa I deri në IX, synojmë të ndërthurim njohuritë akademike me teknologjinë, gjuhët e huaja, krijimtarinë dhe zhvillimin personal, duke i përgatitur nxënësit për hapat e mëtejshëm të arsimimit.

Mësimdhënie me vëmendje ndaj çdo nxënësi

Njohuri të qëndrueshme, përparim individual.

16–18Nxënës për klasë, përgjithësisht
Nga Klasa I5 Mësues specialistë

Procesi mësimor mbështetet në pjesëmarrjen aktive, bashkëpunimin dhe ndjekjen e vazhdueshme të përparimit të nxënësve.

Klasat me rreth 16–18 nxënës krijojnë kushte për një komunikim më të afërt ndërmjet mësuesve dhe nxënësve, si dhe për mbështetje sipas nevojave individuale.

Mësues specialistë që nga klasa e parë

Që nga klasa I, përveç mësuesit të klasës, nxënësit zhvillojnë mësimin e gjuhës angleze, edukimit fizik, artit pamor, edukimit muzikor dhe TIK-ut me mësues specialistë.

Programi përfshin gjithashtu TIK-un që nga klasa e parë, duke i njohur nxënësit herët me përdorimin e teknologjisë.

Njohuri të qëndrueshme, përparim individual.
Gjuhët e huaja dhe Cambridge

Një horizont më i gjerë arsimor.

Klasa IGjuha angleze
Klasa VGjuha gjermane
Klasa VICambridge Lower Secondary

Gjuha angleze zhvillohet që nga klasa I, ndërsa gjuha gjermane fillon nga klasa V, duke u krijuar nxënësve mundësi të zhvillojnë gradualisht aftësitë e komunikimit në gjuhë të huaja.

Si Cambridge International School, me kodin e qendrës AL021, "Flatrat e dijes" ofron gjithashtu mundësinë e ndjekjes së programit Cambridge Lower Secondary duke filluar nga klasa VI.

Ky është një program me zgjedhje, krahas programit kombëtar. Nxënësit që e zgjedhin ndjekin së bashku tri lëndë:

  • Matematikë
  • Biologji
  • ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit)
Një horizont më i gjerë arsimor.
Teknologjia dhe mësimi praktik

Mësojmë, eksperimentojmë dhe krijojmë.

Teknologjia është pjesë e rëndësishme e procesit mësimor në shkollën tonë.

Klasat janë të pajisura me Smart Board, ndërsa laboratorët, robotika, aktivitetet digjitale dhe projektet praktike u japin nxënësve mundësi të lidhin njohuritë teorike me zbatimin e tyre.

Përmes eksperimenteve, kërkimit dhe punës në grup, nxënësit zhvillojnë të menduarit kritik, krijimtarinë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Mësojmë, eksperimentojmë dhe krijojmë.
Një ditë shkollore e organizuar

Mësim, ushqim dhe studim deri në orën 16:00.

Për t’iu përgjigjur nevojave të nxënësve dhe familjeve, shkolla ofron një organizim të ditës që ndërthur procesin mësimor, shërbimin e ushqimit dhe studimin e mbikëqyrur.

Studimi i organizuar

Deri në 16:00Klasat I – IX

Të gjithë nxënësit, nga klasa I deri në IX, kanë mundësi të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.

Gjatë studimit të organizuar, nxënësit kryejnë detyrat e shtëpisë nën mbikëqyrjen e mësuesve, duke përforcuar njohuritë dhe duke zhvilluar shprehi të mira studimi.

Studimi i organizuar

Ushqimi i përgatitur në shkollë

12:30 – 13:30Dreka, me orare të ndara sipas paraleleve

Dreka përgatitet nga kuzhinierja dhe ndihmëset e saj, të cilat janë pjesë e stafit të shkollës.

Shërbimi i ushqimit është i disponueshëm për të gjithë nxënësit, pavarësisht nëse qëndrojnë për studimin e organizuar apo largohen më herët.

Ushqimi i përgatitur në shkollë
Transporti i nxënësve

Një zgjidhje praktike për familjet, brenda dhe jashtë Fierit.

13:30Kthimi i parë
16:00Kthimi i dytë

Për të lehtësuar udhëtimin e përditshëm të nxënësve, shkolla 9-vjeçare "Flatrat e dijes" ndërmjetëson organizimin e shërbimit të transportit, i cili realizohet nga shoqëri transporti, si palë të treta.

Shërbimi mbulon qytetin dhe rrethin e Fierit, si edhe zona të tjera, përfshirë Lushnjën, Ballshin dhe Roskovecin.

Për informacion mbi itineraret dhe pikat e ndalimit, prindërit mund të kontaktojnë administratën e shkollës.

Aktivitete që pasurojnë jetën shkollore

Një shkollë ku çdo ditë sjell përvoja të reja.

Në shkollën 9-vjeçare "Flatrat e dijes", edukimi nuk kufizohet brenda klasës.

Gjatë vitit shkollor organizohen veprimtari të përbashkëta me tematika të ndryshme, që i përfshijnë nxënësit në përvoja edukative, kulturore, shkencore, artistike dhe sportive.

Ditët tematike, aktivitetet ndërdisiplinore, lojërat dhe sfidat në grup, festat, projektet dhe bashkëpunimet me institucione të tjera krijojnë mundësi që nxënësit të mësojnë ndryshe, të shprehin idetë e tyre dhe të forcojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Këto veprimtari janë pjesë e rëndësishme e jetës sonë shkollore dhe synojnë të nxisin pjesëmarrjen, krijimtarinë dhe frymën e komunitetit.

Përmes Konservatorit, nxënësit kanë gjithashtu mundësi të zhvillojnë talentet e tyre pas mësimit, në muzikë, balet dhe sport.

Klikoni një foto për ta parë të madhe

Regjistrimet dhe vizitat

Ejani ta njihni shkollën nga afër.

Ju ftojmë të vizitoni shkollën 9-vjeçare "Flatrat e dijes", të njiheni me ambientet, stafin dhe mënyrën si organizohet procesi mësimor.

Informacion dhe regjistrime: +355694439678

Ejani ta njihni shkollën nga afër.
Vendndodhja

Flatrat e dijes

Fier, Shqipëri

Rezervo një vizitë