"Flatrat e Dijes", shkolla që promovon edukimin në distancë. Për një dekadë kemi investuar në teknologjitë e edukimit, duke qenë shkolla e parë digjitale në Shqipëri.
Për një dekadë kemi investuar në teknologjitë e edukimit, duke qenë shkolla e parë digjitale në Shqipëri. Hodhëm edhe një hap tjetër të madh: edukimin në distancë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.
Nëpërmjet platformave të sigurta të edukimit realizojmë mësimin virtual në kohë reale, ku nxënësi dhe mësuesi ndërveprojnë dhe komunikojnë njëlloj si në një klasë tradicionale. Mësuesi shpjegon, pyet dhe pret përgjigjen e nxënësit, ndërsa komunikimi nxënës–mësues ndodh në kohë reale. Rreth 800 nxënës e kanë përdorur këtë platformë.
Çfarë ofrojmë
- Mësues të përkushtuar me kompetenca të spikatura dhe përvojë shumëvjeçare në mësimdhënien në distancë
- Verifikim të njohurive nëpërmjet testeve, kuizeve online dhe metodave të tjera ndërvepruese
- Mësim online të regjistruar, që nxënësi mund ta rishikojë më pas
- Klasa virtuale me numër të kufizuar nxënësish
- Program mësimor për klasat 1–12, sipas programit shtetëror
Me një përvojë 20-vjeçare në arsimin parauniversitar, nxënësit tanë kanë arritur rezultate të larta në provimet VANAF, provimet e lirimit dhe provimet e Maturës Shtetërore, duke u renditur ndër shkollat më të mira në Shqipëri.
Çfarë nevojitet nga ju
Një kompjuter me kufje dhe mikrofon, tablet ose telefon celular me lidhje interneti.
Shënim: Mësimi online nuk ofron certifikatë apo diplomë shkolle. Ai shërben vetëm si mbështetje për nxënësit e klasave 1–12.
Për regjistrim: +355 67 208 1292