Misioni

Institucionet "Flatrat e Dijes" synojnë që të gjithë nxënësit të arrijnë nivele të kënaqshme ose shumë të larta arsimimi dhe edukimi, duke iu afruar gjithnjë e më shumë standardeve bashkëkohore.

Misioni

Institucionet "Flatrat e Dijes" synojnë që të gjithë nxënësit që i ndjekin, pavarësisht nga veçoritë individuale, interesat, nevojat, motivet dhe qëndrimet ndaj mësimit dhe shkollës, të dëshmojnë nivele të kënaqshme ose shumë të larta arsimimi dhe edukimi.

Duke iu afruar gjithnjë e më shumë standardeve bashkëkohore, nxënësit tanë përgatiten për të qenë:

  • konkurrentë të suksesshëm në studimet universitare
  • lehtësisht të integrueshëm në tregun e punës
  • qytetarë të botës së lirë
  • të pajisur me edukatën e të mësuarit gjatë gjithë jetës

Regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të hapura

Na kontaktoni për informacion mbi regjistrimet, programet dhe vizitat në ambientet tona.