Komunikimi në shkollë

Parimet e komunikimit ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollës "Flatrat e Dijes": respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe vetëkontroll.

Komunikimi në shkollë

1. Të mos jetë aspak fyes

  • Të jetë i çliruar nga fjalët, shprehjet, qëndrimet dhe veprimet që bien ndesh me normat e pranuara bashkërisht.
  • Të mos fyejë askënd dhe asnjëherë nëpërmjet fjalëve, shprehjeve, tonit apo ideve përçmuese.
  • Të shprehë qëndrime që tregojnë kulturë dhe respekt për bashkëbiseduesin dhe dëgjuesit.
  • Të zhvishet nga frazat dhe fjalët parazitare që burojnë nga gjendje emocionale negative.
  • T'i drejtohemi njëri-tjetrit sipas pozicionit të secilit në shkollë: mësues, drejtor, administrator etj.

2. Të respektojë individualitetin e gjithsecilit

  • Të mos jetë diskriminues.
  • Të jetë i natyrshëm dhe i lirshëm, pa cënuar apo lënduar individin, duke respektuar tërësisht dinjitetin e tij.
  • Të mos cënojë intimitetin e jetës dhe personalitetin e individit.

3. Të mos çojë në konflikte midis personave

  • Të edukojë tolerancën dhe shprehitë e nevojshme për pjesëmarrjen në një debat.
  • Të synojë shmangien e konflikteve dhe, kur ato lindin, zgjidhjen e drejtë të tyre.
  • Të zhvishet nga frazat, idetë dhe qëndrimet ironizuese që cënojnë personalitetin.

4. Të shërbejë për mirëkuptim dhe bashkëpunim

  • Të krijojë gjendje emocionale pozitive.
  • Të forcojë mirëkuptimin dhe miqësinë midis pjesëmarrësve.

5. Të jetë demokratik

  • Të mos jetë diktues, por bindës, larg qëndrimeve autoritare.
  • Të mbartë dhe të transmetojë vlera demokratike si humanizmi, toleranca, gatishmëria për dialog dhe vetëkontrolli.
  • Të jetë i çlirët dhe i vërtetë, jo i shtirur.

6. Të shprehë dhe të përforcojë vetëkontrollin

  • Të demonstrojë dhe të edukojë shprehitë e nevojshme për vetëkontroll.
  • Të parandalojë dhe të zbusë qëndrimet emocionale negative.

Kjo aftësi edukohet gradualisht te të gjithë nxënësit dhe duhet të karakterizojë drejtuesit dhe mësuesit e shkollës.

Regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të hapura

Na kontaktoni për informacion mbi regjistrimet, programet dhe vizitat në ambientet tona.