Filozofia e arsimimit dhe edukimit

Arsimimi dhe edukimi i nxënësve të shkollës "Flatrat e Dijes" janë të orientuara drejt standardeve bashkëkohore.

Filozofia e arsimimit dhe edukimit

Arsimimi dhe edukimi i nxënësve që frekuentojnë institucionet "Flatrat e Dijes" janë të orientuara drejt standardeve bashkëkohore.

Cilësia

Cilësia e shërbimeve arsimore kuptohet njëherësh si:

  • cilësi e organizimit dhe e menaxhimit të shkollës
  • cilësi e mësimdhënies dhe e nxënies
  • cilësi e kujdesit për të gjithë nxënësit
  • cilësi e rezultateve që arrijnë nxënësit çdo vit shkollor

Klima shkollore

Rëndësi e veçantë i kushtohet krijimit të një klime të ngrohtë, mbështetëse dhe motivuese për të gjithë, si dhe shndërrimit të shkollës në një mjedis social ku njihen dhe respektohen liritë dhe të drejtat e secilit.

Prindërit

Prindërve u ofrojmë një klimë mikpritëse dhe bashkëpunuese dhe i përfshijmë në vendimet e rëndësishme. Mendimi i tyre dëgjohet në organet kolegjiale të shkollës, si këshilli i prindërve, këshilli i klasave dhe këshilli i disiplinës.

Komunikimi

Synojmë vazhdimisht të përsosim kulturën e marrëdhënieve dhe të komunikimit në shkollë, sidomos komunikimin mësues–nxënës, në klasë dhe jashtë saj. Në qendër të këtyre marrëdhënieve qëndrojnë kujdesi për nxënësin dhe respekti i ndërsjellë.

Nxënia

Cilësia e nxënies lidhet ngushtë me aftësimin e nxënësve për punë të pavarur dhe krijuese, që edhe vetë nxënësi të bëhet burim informacioni. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit është pjesë e përditshme e mësimdhënies.

Regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të hapura

Na kontaktoni për informacion mbi regjistrimet, programet dhe vizitat në ambientet tona.