Konservatori artistik jopublik "Flatrat e Dijes", filial i "Helenic Conservatory", ofron formim artistik me programe europiane në muzikë dhe dans.
Konservatori artistik jopublik "Flatrat e Dijes" në Fier u çel më 4 shkurt 2008 si filial i "Helenic Conservatory" (i themeluar në vitin 1919, me 46 filiale në Greqi, Qipro dhe Francë) dhe si partner i Konservatorit "Internacional" Vlorë.
Dy departamente
- Departamenti i muzikës: instrumente (piano, violinë, kitarë, fizarmonikë, klarinetë, flaut etj.), dirigjim, kompozicion dhe kanto
- Departamenti i dansit: kërcim klasik, kërcim modern dhe kërcim karakteri popullor
Nivelet e formimit
- Niveli fillestar: 2 vjet
- Niveli inferior: 3 vjet
- Niveli mesatar: 3 vjet
- Niveli i lartë: 4 vjet
Ambientet
Klasa instrumentesh, sallë baleti me parket dhe pasqyra, videoprojektor, piano dhe sallë koncertesh. Mësimi ofrohet për të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 4 vjeç.
Pedagogët
Një herë në javë organizohen mësime speciale me pedagogë të Akademisë së Arteve dhe të Shkollës së Baletit në Tiranë, si dhe monitorime nga personalitete të artit shqiptar si Mjeshtri i Madh Zhani Ciko, baletmaestri Arian Sukniqi, baletmaestri Prof. Dr. Skënder Selimi, pianistet Rudina Ciko dhe Kristina Laço dhe violinisti Bujar Sykja.
Provimet dhe diploma
Provimet në fund të çdo viti mësimor organizohen nga pedagogë të "Helenic Conservatory" me përvojë ndërkombëtare. Diplomimi bëhet nga "Helenic Conservatory", me diplomë që njihet në gjithë Europën. Për nxënësit e talentuar, konservatori akordon bursa.